Kryemninistri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA ka takuar dhe presidentin amerikan Joe Biden. Lajmin e ka bërë të ditur Rama me anë të një postimi në Facebook ku shkruan “Foto e Ditës”.

“Photo of the Day”, shkruan Rama krah fotos ku shfaqet krah presidentin amerikan, Joe Biden, bashkëshortes së tij, Linda Rama dhe Zonjës së Parë të SHBA-së, Jill Biden.

Siç duket edhe nga foto kryeministri Rama ka zgjedhur të vishet me një kostum ngjyrë blu të errët ndërkohë që zonja e tij, Linda Rama ka zgjedhur të vishet me të zeza duke u përshtatur kështu dhe me Zonjën e Parë të SHBA-së Jill Biden e cila kishte zgjedhur po ashtu të vishet me një fustan të zi.