“Ky burrë turp nuk ka më, burrëri s’ka pasur kurrë. Nuk ndodh që as unë të ulem në rreshtin tuaj as ky njeri që kërkon të provojë sa i jepet mundësia. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, se ky i përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ky PS-së i ha atë… Në 30 vite PS ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë sa herë i jepet mundësia, njeriu që furnizoi me naftë milloshevicit. Ky turpi I këtij parlamenti që vjen këtu 10 minuta, bën pis foltoren dhe ikën.
Ju duhet të keni turp që i rrini nga pas. Turp. Në fjalën time përshëndeta atë që jam i sigurtë do të ndodhë. KE ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë dhe SHBA dhe të ecë me sanksionet. Saliu mendoj se do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalz.” u shpreh Balla. Reagimi pasoi uljen e ish kryeministrit Berisha në radhët e socialistëve ndërsa priste për të marrë fjalën në foltoren e parlamentit.
Comments are closed.