Kreu i PD Sali Berisha ka folur me tone të forta në Parlament ku kërkoi grevë të përgjithshme për të rrëzuar regjimin e edi Ramës.

Rama u bëri thirrje mësuesve, mjekëve, studentëve dhe bizneseve për të dalë në grevë, si e vetmja mundësi për të “shpëtuar” nga kjo qeveri që i vjedh dhe i mashtron.

Berisha: Në këtë mënyre se si është katandis ky parlament, sot më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për përfaqësim. Unë dëgjova këtu diskutimet por sot koha është për veprime. Këta janë nga mëngjesi deri në darke të angazhuar në dy aktivitet e kryesore, në mashtrimin dhe vjedhjen tuaj.

Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie ti tregojmë vendin. Jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë, të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë nëncmimin që u bën ky regjim dhe qeveri. Janë të vetmit mësue në rajon në 8 vite nuk njohen rritje por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës.

Sesi një mësues qoftë i ekselencës duhet të presë 7-8 për tu sistemuar.

U bëj thirrje sidikatave, shkëputuni nga plogështia dhe të organizojmë grevë të përgjithshme.

Ju bëj thirrje mjekëve, që e shohin se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 % më shumë se msatarja e BE, më shumë se në cdo vend të Evropës.

Infermier që ikin. Të gjitha këto se janë njerëzit më të keqpaguar, keqvlerësuar. Greva, greva dhe para së gjithash greva. I drejtohem biznesit të vogël, ku qeveria pret fundin e muajit tu vendos 23%. Cfarë presim më. Thirrje cdo biznesmeni të ulen qepenat. Grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, kjo qeveri u jep percmimin, nëncmimin, të organzojnë një lëvizje të fuqishme studentore.

U bëj thirrje pedagogëve të ngrihen fuqishëm. U bëj thirrje policisë së shtetit, që trajtohen si qeni inferiore nga shefat e tyre.E degjuat që Paganika i thote plehre oficerit? Asgje se Paganika është mik i Ramës dhe Veliaj.