Ish-kryeministri Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Teksa ditën e sotme për të njëjtën çështje u thirr ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, javën e ardhshme do të jetë radha e Berishës. Ndërkohë, përveç ish-kryeministrit, është planifikuar që të merret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat dhe ish-ministri Arben Imami. Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë.