Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron qytetarët shqiptarë që të mos konsumojnë produktin ‘Wudy’. Në njoftimin e bërë publik për mediat, AKU bën të ditur se pas testimeve laboratorike të kryera në Itali, është zbuluar se ky produkt përmban praninë e Listeria monocytogenes STI55, e cila përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.
Duke paralajmëruar qytetarët që të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë këto produkte në subjektet ku janë blerë, AKU sqaron se po merr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
NJOFTIMI I AKU:
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin ëudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë: