Prej javës së shkuar sistemi i Aleat në Shkodër sikundër në shumë qytete të vendit ka qenë i bllokuar dhe shumë qytetarëve nuk u është ofruar shërbim, ndërsa ditën e sotme sistemi është rikthyer.

Megjithatë ditën e sotme kishte fluks të qytetarëve të cilët ishin të shumtë në radhë duke pritur për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti. Disa prej tyre shprehen të revoltuar duke qënë se shërbimi për shkak edhe yë fluksit nuk I ofrohet në kohën e duhur.Rikujtojmë se dje qytetarë të shumtë janë shprehur te indinjuar për shkak të sistemit i cili nuk ofronte shërbimin qe ata kërkonin në lidhje me pasaportat dhe kartat biometrike.

Shqipëria gjatë javëve të fundit ka pësuar sulme të njëpasnjëshme kibernetike, ndërsa rrjedhja e të dhënave personale dhe të sigurisë vijon.