Temat nuk “rrojnë” shumë në opinionin publik shqiptar. Ato zëvendësohen me shpejtësi nga njëra-tjetra duke bërë që skandali të ndjekë skandalin ku shpesh policia dhe prokuroria nuk kanë një përgjigje ligjore. Rasti më tipik është ai i zhdukjes së Ervis Martinajt, për të cilin organet shtetërore nuk dinë ende asgjë prej më shumë se një muaji e gjysmë.
Deri më tani flitet për dy skenarë: I pari lidhet me vrasjen e tij nga kundërshtarët dhe i dyti me një inskenim.
Pas porosisë së Ramës, SPAK dhe Policia pritet të japin në ditët në vijim një version zyrtar për Martinajn. Rama tha se publiku shqiptar duhet të dijë se çfarë ka ndodhur me Martinajn, ndërsa të fundit që e kanë parë janë një miss nga Durrësi dhe polici Jeton Lami, raporton abcnews.al.
Krahas saj, policia ka identifikuar edhe disa vajza të tjera që kanë patur lidhje intime me Martinajn. Ato i përkasin botës së modës dhe Instagramit duke patur dhjetëra mijëra ndjekës aty, ndërsa Martinaj njihej si personazh që i pëlqente të “shtinte” në dorë pikërisht personazhe të tilla.
Krahas miss-it nga Durrësi, prokuroria ka marrë në pyetje edhe disa vajza të tjera që dyshohet se kanë fjetur me Ervis Martinajn gjatë periudhave të ndryshme. Të gjitha ato kanë dhënë versionin e tyre.
Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë versioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilin janë duke u bërë mjaft spekulime.
Çelësi është Jeton Lami, i cili duhet të tregojë se ku e ka dërguar për herë të fundit. Më herët në media u raportua se Lami kishte takuar disa orë kokë më kokë ish-kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon, kur ai ishte në detyrë duke i rrëfyer të gjithë policët që merrnin para nga Ervis Martinajn.
Nano u shkarkua pikërisht pas këtij rrëfimi të Jeton Lamit. /abcnews.al
Comments are closed.