Ky vit ka qenë një ndër më të suksesshmit në historinë e sportit shqiptar për sa u përket medaljeve në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, me sportistë që e kanë ngritur flamurin tonë kombëtar në shkallën më të lartë të podiumit të evenimenteve madhore. Përmendim këtu medaljen e artë me rekord të Kampionatit Europian në atletikë nga Luiza Gega, e cila gjithashtu u rendit e pesta në Botëror, si dhe u shpall kampione Mesdheu, duke vendosur edhe rekord në “Oran 2022”.

Titullin kampion Europe në stilin e shkëputjes nga Erkand Qerimaj në peshëngritje, në eventin e zhvilluar në Tiranë. Qerimaj fitoi gjithashtu edhe medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Ndërkohë, duke u rikthyer te sporti i mundjes, përveç triumfit historik me medaljen e artë në Botëror nga Zelimkhan Abakarov, janë regjistruar gjithashtu të tjera suksese të rëndësishme. Përmendim këtu medaljen e artë sërish nga Abakarov në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Gjithashtu, rezultate të shkëlqyera ka arritur edhe mundësi Islam Dudaev, i cili ka fituar medalje bronzi në Kampionatin Europian. Sukseset nuk kanë munguar as me moshat, ku veçojmë këtu peshëngritjen, siç ishin tri medaljet e arit nga Ertjan Kofsha në Kampionatin Europian U-17, apo medaljen e bronzit që fitoi në Botërorin e të rinjve. Gjithashtu, peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi në Kampionatin Europian U-15. Pra një vit tepër i suksesshëm për sportistët tanë, të cilët kanë arritur që ta thonë fjalën e tyre në kompeticionet më madhore ndërkombëtare.

ARRITJET

KAMPIONATE BOTËRORE

ZELIMKHAN ABAKAROV (MUNDJE)

(medalje ari)

LUIZA GEGA (ATLETIKË)

(vendi i pestë)

KAMPIONATE EUROPIANE

LUIZA GEGA (ATLETIKË)

(medalje ari, rekord europiani)

ERKAND QERIMAJ (PESHËNGRITJE)

(medalje ari në shkëputje)

ISLAM DUDAEV (MUNDJE)

(medalje bronzi)

LOJËRA MESDHETARE

LUIZA GEGA (ATLETIKË)

(medalje ari, rekord mesdhetar)

ZELIMKHAN ABAKAROV (MUNDJE)

(medalje ari)

ERKAND QERIMAJ (PESHËNGRITJE)

(medalje argjendi)