Pak kohë para nisjes së spektaklit “Dancing with the Stars”, kanë filluar  të zbulohen konkurrentët e rinj që do të marrin pjesë në këtë shoë.

Së fundi është zbuluar edhe emri i këngëtares së njohur shqiptare.  Bëhet fjalë për Elhaida Danin, e cila rikthehet pas shumë kohësh në një spektakël televiziv shqiptar.

“Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Elhaida, mirë se vjen në kastin e #DËTS!”, thuhet në faqen zyrtare të emisionit.

Gjthashtu mësohet se në “Dancing with the Stars”, do të marrin pjesë edhe konkurrentë të tjerë si: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani dhe Julka Gramo.

Ndërkohë, Bora Zemani do të jetë prezantuese e këtij spektakli.