Zhdukja e Ervis Martinajt vijon që të jetë kryefjalë prej një muaji në Shqipëri. Policia ende nuk ka një përgjigje për fatin e tij.

Gazetari Flamur Vezaj shprehet për “5pyetjet.al” se beson se biznesmeni ka ikur drejt Kosovës dhe më pas në ndonjë vend tjetër për të humbur gjurmët. Lidhjet e tij me Kosovën ishin të forta.

Por përse? Gazetari thotë se ai kishte furnizuar me makineta të lojërave të fatit disa prej politikanëve të opozitës në Prishtinë.

“Unë vazhdoj të besoj se ai është vetë-zhdukur. Pasi nuk ka asnjë provë, asnjë fakt konkret që provon të kundërtën veç thashethemeve dhe spekulimeve.

Martinaj është një intrigant dhe shumë dinak. Në shumë ngjarje kriminale ku ka qenë i pranishëm ia ka hedhur pa lagur.

Për shkak se përdorte gjithmonë të tjerët dhe nga ana tjetër paguante njerëzit e drejtësisë, si prokuror e gjyqtarë.

Ai nuk ishte i lehtë për tu kapur nga armiqtë e tij pasi prej vitesh i ka shpëtuar atyre, të cilët ia ekzekutuan thuajse të gjithë shokët.

Pastaj mos harrojmë se në ngjarjen e përfshirjes në ish-Bllok.

Më pas ju zbulua një dokument të Kosovës me emrin Admir Koca me të cilin kishte lëvizur disa herë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe jo vetëm. Gjithashtu është provuar se ai ka lidhje me politikanë të caktuar të opozitës tashmë në Kosovë që janë përfshirë në lojërat e fatit në Kosovë.

Martinaj i ka furnizuar me makineta me të cilat vazhdojnë e punojnë. Gjithashtu është provuar se ai ka lëvizur disa herë në Kosovë.

Pasi ka njerëzit të cilët e mbrojnë e për këtë fakt dyshoj se ai ka dal andej e ndoshta edhe ka lëvizur tashmë në ndonjë vend tjetër.

Por spekulimeve për Amerikën Latine, nuk mund të them asgjë pasi nuk kam ndonjë provë apo indicie konkrete” tha ai.

/5pyetjet.al