Shkodranëve Gazmorë Të Mëngjeseve Gazmore

Shkodranëve Gazmorë Të Mëngjeseve Gazmore – ADOLF SHVJEDÇIKOV

Poeti rus i dashuruar me Shkodrën: Të dashur shqiptarë, kaq mirë pranë jush, kurr s’jam ndjerë në jetë

Poeti Rus ADOLF SHVJEDÇIKOV

I dhashë vetes zemër, s’ka gjë, more djalë
Tëra ç’ke për t’thënë, s’thuhen me dy fjalë

Shokëve të poetit, zemërtrëndafilit
Prej larg ia shtërngoj fort dorën secilit
Gjuh’n e dilomatëve unë s’e kam qejf hiç
A më pranoni vëlla, t’u bëhem, o miq?

Të llafos me ju, të qeshe e të luaj
Në krye të trapezës – veç Fetahu juaj
Në “klubin e natës” në darkë tër çeta
Jo raki me u dehë, por veç barcoleta
Që i tregon bukur mu si padishah
Mjeshtri i lezetit, i madhi Fetah…

Të dashur shqiptarë, shkrimtarë e poetë
Kaq mirë pranë jush, kurr s’jam ndjerë në jetë
Si zog zemra ime po shkon mbi oqean
Te Tirana e bukur, vëllezërit shkodranë

Zemra e Adolfit, më shpejt se rrufeja
Nesër në mëngjes, është te kafeneja
Të pijnë ç’të duan, vëllaznit, sa të çelë sabahu
Për dollarë – kam unë, sa për lekë – Fetahu

Më mirë po pijmë nga një kafe të fortë
Shpejteshpejt e hamë nga një copë tortë
Mandej ndër vetura shoqëria gazmore
Një vizitë së shtrenjtës, “Rozafës” shekullore
Çfar të shohë atje Shvedçikovi juaj
Si vargan florinjësh në zemër do t’ ruaj./konica.al/