Kryetari i bashkisë së Tropojës në një postim në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për situatën emergjente të krijuar atje pas dy ditëve me rrebeshe shiu.

Kryetari Rexh Byberi u ka bërë thirrje institucioneve, por dhe banorëve për kujdes të shtuar pasi sipas tij, rrugët e kanalet janë të tejmbushura ndërsa rrezik shembje kanë dhe disa banesa.

‘Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.’ shkruan Byberi.