Eshtë prezantuar për banorët e Drishtit, në njësinë administrative Postribë, projekti i “Rijetëzimit dhe përmirësimit të vlerave të Kalasë së Drishtit” duke shtuar kështu një tjetër atraksion në paketën turistike të Bashkisë së Shkodrës.
Kalaja e Drishtit së shpejti do të jetë protagoniste e një ndërhyrjeje për rikualifikimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave të një prej vendbanimeve më të vjetra në Shqipëri. Bashkia Shkodër me bashkëpunimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit përmes studios Atelie 4 po planifikon së shpejti investimin në një prej zonave më me rëndësi për sa i përket historisë dhe trashëgimisë, duke e rikthyer Kalanë e Drishtit në një prej pikave më atraktive për turistët e vizitorët.
Projekti do ta kthejnë zonën në një destinacion të mirëfilltë turistik duke rritur numrin e vizitorëve e duke ndikuar në zhvillimin social ekonomik të banorëve. Kalaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj. Kalja gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir, një tjetër monument kulture tepër i njohur në Shqipëri dhe jashtë saj.
Comments are closed.