Liqenit të Shkodrës do ti shtohen tre mole për ti shërbyer sa më mirë turizmit.Projekti që mbështetet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe zbatohet nga GEOSAT, u prezantua sot në qytetin e Shkodrës me përfaqësues të autoriteteve publike vendore, agjensi të qeverisë qendrore në territor, zyra e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe aktorë të tjerë të interesuar.

Projekti synon planet afatgjata për të pasur edhe një herë, si vitet e mëparme, lundrim në Liqenin e Shkodrës.Ky projekt që parashikon ndërtimin e tre moleve në liqenin e Shkodrës bashkë me investimet në Malin e Zi dhe Itali kap shifrën e 7 milion eurove prej të cilave 2.4 milion euro janë të parashikuara për pjesën shqiptare.Përfaqësuesi I studios së arkitekturës Jesus Hernandez thotë se qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë lidhshmërinë ndërkufitare, të nxisë shërbimet e qëndrueshme të transportit dhe të përmirësojë infrasturukturat publike.

Projekti për ndërtimin e tre moleve në liqenin e Shkodrës për të rikthyer lundrimin dhe lidhjen me Malin e Zi dhe Italinë pas fazës së studimit dhe dëgjesave publike që po bëhet pritet që të nisë vitin e ardhshëm dhe mund të zgjasë deri në qershorin e vitit 2023.

Projekti quhet “Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Lidhja e Transportit Multimodal”. Projekti përqendron vëmendjen në efektin që do të ketë kjo nismë tek turizmi i cili është sektor i rëndësishëm për këtë rajon.