Megjithëse kemi hyrë në stinën e vjeshtës, fluks i madh pushuesish vijojnë të frekuentojnë bregdetin e Velipojës. Moti me diell dhe temperaturat e larta kanë mjaftuar që plazhi të vijojë te jetë i populluar nga pushues të cilët janë kryesisht vendas e shqiptarë të Kosovës.
Të shumtë janë ata që kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në muajin shtator. Sipas tyre kjo periudhë është një zgjedhje e mirë, pasi ka më pak frekuentim dhe mbizotëron qetësi.
Këtë sezon veror numri i pushuesve në plazhin e Velipojës ka qenë i lartë dhe në këtë drejtim kanë dhënë ndikim dhe shërbimet përmirësuara përgjatë vijës bregdetare.
Comments are closed.