Asfaltohet rruga “Correj” në Bushat / Shkreli: Ishte premtim por edhe detyrim ndaj këtyre banorëve

Kjo eshte Lagjia “Correj” ne Qender Bushat, nder me te vjetrat e kesaj zone! Banoret prej 25 vitesh kane kerkuar asfaltimin e rruges pasi femijet e kishin te pa mundur te shkonin ne shkolle per shkak te gropave me uji dhe baltes!

Sot kjo rruge perfundoi asfaltimin e saj ne nje gjatesi prej 410 meter! Numeri 2 i bashkise Vau Dejes Kristjan Shkreli tha se rikonstruksioni i kesaj rruge ishte nje premtim por edhe detyrim ndaj ketyre banoreve te cilet per 25 vite u persekutuan pa rruge.

Krahas rruges Correj Bashkia Vau Dejes po punon per rikualifikime ne disa fshatra te tjera, me qellim permiresimin e infrastruktures ne prag te sezonit te dimrit!