Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë, Vlorë, ku një mjet i llojit “Benz” taksi është përplasur me një shtyllë.

Brenda automjetit ndodheshin 5 persona së bashku me shoferin, ndërsa mes tyre ishin dhe dy fëmijë, të moshës 13 vjeç.

Të pestë personat kanë mbetur të plagosur , disa rëndë, dhe janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës. Policia ndodhet në vendngjarj, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.