Sistemi i gjobave në policinë e shtetit që prej të shtunës ka dalë jashtë funskionit të saj. Ora News shkruan se qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësim për pagesën e masave administrative pasi dhe rrezikun e kamatëvonesave. Qytetarët do të paguajnë vetëm penalitetin e vendosur, ndërkohë që penalizimet për vonesat janë pezulluar deri në kthimin e sistemit në funksion të plotë.

Sulmi i javës së kaluar ndaj sistemeve të policisë së shtetit përfshirë edhe platformën TIMS, shkaktoi kolaps jo vetëm në pikat kufitare por edhe në Drejtoritë e qarqeve dhe në Komisariate duke nxjerrë jashtë funksionit edhe databazën e gjobave të Policisë Rrugore. Pavarësisht së sistemi nuk punon që prej datës 10 shtator, Policia Rrugore ka vijuar me penalizimin e shkelësve të kodit rrugor, duke vendosur masa administrative.

Por nga ana tjetër qytetarët të cilët janë gjobitur nga efektivët e Rrugores gjatë kësaj kohe, kanë shprehur shqetësim për sa i përket rrezikut të kamatvonesave të masave administrative. Polica Rrugore nuk do të aplikojë kamatë mbi masat administrative derisa sistemi të kthehet në punë normalisht. Edhe pse strukturat e policisë janë pa sistem pagesa do të kryhet në dorë sëbashku më fletën e gjobës.

Për zgjidhjen e situatës, Policia Rrugore i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme ku informon për situatën dhe kërkon mendim për mënyrën se si mund të veprojë. Vështirësi tjetër për efektivët është edhe verfikimi online i makinave me targa të huaja që lëviznin në vendin tonë.