Gëzim Olaj, la pas më shumë se 25 vjetësh Londrën për vendlindjen e tij, Bogën. U rikthye në tokat e paraardhësve, për të investuar, duke e kthyer të gjithë zonën në një prej destinacioneve më unike në Shqipëri.

“Kjo është toka e familjes time. Unë kam lindur në Bogë, jam nga Shtëpia e Bajraktarit në Bogë. Jam diplomuar për veterinari, por nuk e kam ushtruar kurrë profesionin.

Në Londër kam shkruar që prej vitit 1995. Para 9 vjetësh nisëm të investojmë në Bogë. Jam munduar që atëherë të inkurajoj të gjithë banorët e zonës të qëndrojnë këtu, të mos largohen nga vendi i tyre, duke i blerë produktet që prodhonin. Në Bogë kam investuar rreth 5 milionë euro.

Kam marrë kredi në Angli dhe në Shqipëri, por po kështu kam marrë para edhe nga shokët e miqtë, si një formë kredie, për shembull te njerëzit e afërt që kanë materiale ndërtimi, apo biznese të tjera që na kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit tonë.

Ky investim është bërë me një pasion shumë të madh, por edhe me shumë nacionalizëm”, u shpreh Olaj në Dritare