Masat e marra për furnizimin e popullsisë me dru zjarri, parandalimi i prerjes së paligjshme dhe dëmtimi i pyjeve .
Sot një takim në nivel qarku, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësuesve të sektorëve vendorë përgjegjës për pyjet, Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.
Theksova në takim detyrimin që kanë të gjitha bashkitë për të zbatuar rigorozisht legjislacionin në fuqi, lidhur me hartimin dhe miratimin e Planeve të Mbarështimit të Ekonomive Pyjore, të vlefshme për 10-vjet, që janë dokumentat bazë për qeverisjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve.
Gjithashtu, një detyrim tjetër që kanë bashkitë është hartimi i planeve operacionale vjetore, të cilat garantojnë planifikimin e punimeve, zbatimin, kontrollin apo monitorimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor, publik apo privat, brenda territorit të tyre administrativ.
Një zgjidhje e qëndrueshme afatmesme e afatgjatë, së pari do të garantonte kapacitete më të mëdha grumbulluese për sigurimin e druve për zjarr, si dhe do të stabilizonte tendencën në rritje të çmimit e druve, që është një shqetësim i drejtë i qytetarëve.
Dakortësuam që së shpejti, të organizohet një takim në Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit, në prani të specialistëve të ministrisë dhe specialistëve të bashkive, me qëllim analizën e aspekteve të nevojshme për një amendim ligjor. Ndërhyrjet e propozuara do të rrisin mundësinë e furnizimit, do zgjerojnë mundësinë e konkurrencës dhe do të ndikojnë në stabilizimin e çmimit të shitjes së druve të zjarrit.
Comments are closed.