Raundi i dytë i regjistrimeve në fakultete ishte shpresa e maturantëve që nuk fituan degën që dëshironin që në fillim.
Kjo studente nga Korça, nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për të studiuar inxhinieri ndërtimi kur nuk fitoi në raundin e parë. Sot nxitoi të regjistrohej që në orët e para të mëngjesit.
Vetëm dy ditë kohë kanë maturantët për tu regjistruar në degët e preferuara, pasi 50% tashmë i kanë ezauruar të gjithë kuotat.
Drejtori i rrjetit Akademik shqiptar Arjan Xhelaj thotë se mjekësia e përgjithshme dhe disa degë të inxhinierisë tashmë i kanë ezauruar kuotat që në raundin e parë. Në profilin social bie në sy interesi i lartë i maturantëve për t’u bërë psikologë, ndryshe nga disa vite më parë që mbizotëronin shkencat politike.
Raundi i dytë i regjistrimeve përfundon të enjten në orën 16:30. Më pas për studentët që nuk janë shpallur fitues do të vihen në dispozicion kuotat e mbetura të lira./abcnews.al/
Comments are closed.