Të tjera detaje janë zbardhur nga e shkuara kriminale e Akil Nerjakut, 40-vjeçari i cili ditën e djeshme ishte shënjestra e një atentati në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ai njihet dhe me emrin Gentjan, ndërsa ka një precedent penal për armëmbajtje pa leje. Por jo vetëm kaq. Nerjkau rezulton i përfshirë dhe në disa ngjarje jashtë vendit.

Nga ana tjetër, mësohet se 40-vjeçari u prangos nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 bashkë me Marjel Fierza, që duhet se ishte shok i ish-kreut të bandës së Durrës, Lul Berishës.

Për shkak të së shkuarës së tij, dyshohet se ai ka qenë pre e atentateve dhe më herët, ndërsa ai i ditës së djeshme, ku Nerjaku u qëllua me snajper, por fatmirësisht nuk mbeti i lënduar, ka qenë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Atentati në Durrës ndodhi në zonën e Plazhit, teksa ai lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”. Ai u qëllua me disa plumba, por asnjë nuk e ka kapur. Siç u raportua dhe dje, mjeti nuk ishte në pronësi të tij, por të një personi tjetër me iniciale H.K. Automjeti rezulton i blinduar, çka me sa duket ka bërë që Nerjaku t’i shpëtojë plumbave.