Kryeministri Edi Rama ka folur prezantuar sot atë që e quan si paketa e rezistencës sociale dhe njofton se paga minimale do të jetë 34 mijë lekë.
Rama, në deklaratën për mediet, tha se paga minimale do të rritet me dy mijë lekë. Nga 32.000 që është aktualisht do të shkojë në 34.000 lekë.
Paketa e re e Rezistencës Sociale riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor
Po ashtu, rritet me 10% mbështetje mujore për ndihmën ekonomike dhe dyfishohet ndihma për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë
Pagesat për Aftësinë e Kufizuar indeksohen me 7.5% dhe rritet mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët.
Rama foli për rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve dhe shtimin e mbështetjes financiare për naftën pa taksa për fermerët, mbështetje për peshkatarët për TVSH-në e naftës dhe mbështetje e mëtejshme për transportin publik dhe garanton mbrojtjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
“Nuk duhet dhe nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë. Me këto ndërhyrje ne besojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës “një pako për dy apo tre muaj dhe pastaj s’ka tjetër” dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive, në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vazhdimin e një lëvizjeje në ekonomi sikundër e kemi parë deri më sot”, tha kryeministri.
Comments are closed.