Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës.

Kreu i grupit socialist Taulant Balla gjatë fjalës së tij u shpreh së është turp për Kuvendin që një person non grata nga SHBA-të dhe Brtiania e Madhe vijon të jetë pjesë e tij, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Balla po ashtu bëri paralajmërimin e fortë, ndërsa tha se pas SHBA e Britanisë, ish kryeministri Berisha, do të shpallet non grata edhe BE.

“Sa për tradhtira babëzira e gjithçka ajo që kam thënë shpesh është në turpin e këtij Kuvendi që një non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE jo vonë, vijon të livadhisë i qetë ndërkohë që nga e gjithë ajo përbetim gjithë verën se opozita do bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj vjeshte” -u shpreh Balla.