Me fillimin e regjistrimeve për në klasë të parë, fëmijët 6-vjeçarë duhet të bëjnë edhe një kontroll tek okulisti. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit vizitat vlerësuese kanë nisur që në muajin maj.

Mjekja okuliste Zana Zhuka thotë se gjatë kontrolleve të kryera gjatë verës një në dy fëmijë rezulton me probleme në shikim. Nga 15 vizita në ditë, 7 fëmijë marrin një diagnozë.

Përdorimi i telefonave, ipadit dhe qëndrimi me orë të zgjatura para duket se ka shkaktuar dëme serioze në shikimin e tyre ndërkohe që mjekja tregon moshën se kur sytë e fëmijës forcohen për t‘i përdorur ato.

Prindërit edhe pse janë ndërgjegjësuar për vizita të hershme të fëmijëve të tyre, duhet të bëjnë kujdes me kohën e qëndrimit të fëmijës para ekranit dhe duhet synojnë ushqimet e pasura me vitamina dhe lojën në ambientet e jashtme pasi ngjyrat në natyrë janë të shëndetshme për sytë.

/rtsh/