Orë pas ore zbardhen detaje që e bëjnë më të komplikuar zbardhjen e autorësisë e ndarjes nga jeta së emigrantit shqiptar Fatmir Ara në Itali.

Atuorët kanë qënë disa, viktima është torturuar para se të humbte jeten e automjeti në përdorim të tij është djegur.

Sipërmarrës i vogël ndërtimi i firmës “Nuova Edile” e regjistruar rregullisht prej vitit 2012, banues në komunën Mathi në provincën e Torinos, Fatmir Ara kishte precedent penalë për trafik i akuzuar në të shkuarën si kapo i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane.

Fatmir Ara është torturuar, lidhur në një pemë. Është rrahur, plagosur disa herë me thikë e më pas është masakruar më goditje armë zjarri që për hetimet e para janë më shumë se një, e ndoshta me psitoletë pistoletë e pushkë, raporton Ora News.