Në vitet ’30, Shqipëria ka patur Juventusin e vet.

Ekipi i Juventusit është një nga ekipet më të mëdha italiane. Bardhezinjtë (përveçse në itali) gëzojnë një mbështjete të madhe në të gjithë botën sikurse edhe në vendin tonë.

Por a e dini se në vitet 1920-1930 në qytetin e Shkodrës ekzistonte Shoqëria “JUVENTUS”?

Shoqëria Juventus, ka zhvilluar edhe mjaft ndeshje ndërkombëtare sidomos me “Crnagoracin” dhe “BUDUCNOSTIN” e Malit të Zi, që ishin skuadrat e forta të kohës.

Ndër lojtarët më të mirë të kësaj shoqërie përmenden: Pac Kovaci, Federik Shiroka, Lec Ndreka, Zef Kiri, etj.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave