At Zef Pllumi është nga nga figurat me të ndritura shqiptare, i cili njohu çdo të mirë dhe të keqe të kombit tonë. Kjo shihet qartë në një intervistë të rrallë televizive, të cilën e ka dhenë në një moshë të thyer, por me mendje të kthjellët.

Në një pjesë të intervistës, gazetarja e pyet se prej nga iu vjen e keqja shqiptarëve dheAt Zefi përgjigjet me trishtim në fytyrën e tij.

“E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani tjetrit, prej shqiptarëve. Na s`kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër…Kjo asht e keqja e madhe që na vjen…që na ka ardhë historikisht”, shprehet At Zef Pllumi.

Frati françeskan ka qenë publicist e shkrimtar dhe gjithmonë në kërkim të të vërtetës. Ai ndërroi jetë në vitin 2007 në Romë të Italisë./Dita