Na Ishte Dikur është përpjekje modeste për të paraqitur ngjyra të zbehta apo të forta, kujtime të hidhura apo të magjishme kryesisht të gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri, dhe si e tillë ka vend për përmirësime të vazhdueshme.

Autorët e saj e krijuan atë të shtyrë jo vetëm nga nderimi i thellë për brezin paraardhës, respekti për brezin e tyre por dhe për t’i treguar se kush ishim dhe atyre që na pasojnë. Për të gjitha këto, janë të mirëpritura të gjitha vërejtjet, sugjerimet e materialet e mundshme, në mënyrë që kjo faqe të jetë përherë në nivele të larta.