Janë mbyllur 8 ndeshjet e ditës së parë të këtij sezoni të Champsions League. Kampionët e Real Madridi e kanë nisur me fitore të pastër kundër Celticut në Glasgoë të Skocisë në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Vinicius Junior (56’), Modric (60) dhe Hazard (77’) shënuan për Los Blancos të cilët pas kësaj fitoreje prin me pikë të njëjta me Shakhtar Donetsk që fituan me rezultat 4-1 kundër RB Lepzig.

Mançester Siti e nis me fitore rrugëtimin e tij në këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve, duke mundur në transfertë Sevijën me rezultatin e pastër, 0-4.

PSG mundi 2-1 në shtëpi Juventusin në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve.