Gazetarja Anduela Llabani ka zbuluar se Gledis Nano, pas shkarkimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk do kthehet më në policinë shqiptare e madje do largohet nga vendi ynë.

E ftuar në emisionin ‘Noë’ në Euroneës Albania, Llabani tha se Nano do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje, sipas gazetares, Nano do të angazhohet me një projekt të tijin.

“Gledis Nano nuk do të kthehet në policinë shqiptare. Ai nuk do të qëndrojë më në Shqipëri. Ai do të shkojë në SHBA për të vazhduar një projekt të tijin,”- tha ajo.

Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit më 31 gusht. Lajmin e zyrtarizoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë, pak ditë pasi Dosja.al kishte raportuar mbi përplasjet mes institucioneve për largimin e Nanos me ‘dorëheqje’. Mosbindja e ish-kryepolicit solli dhe shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.