Drejtoria Vendore e policisë Shkodër, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA mbrëmjen e së premtes për të bërë kontrolle në ambjente të ndryshme dhe ndaj personave të dyshuar apo që mund të keni dijeni, për vra sjen e Ismet Çekorja, 57 vjeç.

Burime bëjnë me dije se përgjatë operacionit të zhvilluar për disa orë, janë shoqëruar 8 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në vendin dhe përreth zonës ku ka ndodhur krimi në lagjen Kiras të Shkodrës, ku vik tima edhe banonte, ndodhen disa kamera sigurie, por vëzhgimi i hetuesve, ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar, ç’ka ka vështirësuar ndjekjen e itinerarit të autorëve.