Arbana Osmani dhe Zoi kanë lënë spitalin dhe janë kthyer në shtëpi. Pritja për të sapolindurën ka qenë madhështore me një dekor princeshash.
Ka qenë Eduart Grishaj i cili ka ndarë në Instagramin e tij një video ku tregon vendin e zbukuruar për të mirëpritur të voglën e tij.
Kujtojmë që Arbana e solli në jetë Zoin më datë 1 shtator. Moderatorja e prezantoi të bijën me publikun me anë të një fotoje në Instagram ku shkruante: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi?? Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”
Comments are closed.