Mjeku i famshëm Mentor Petrela ka festuar ditëlindjen e tij. Ai është një nga njerëzit më privatë dhe ndoshta i vetmi që nuk ka një celular, por vetëm email.

I lidhur me punën dhe privatësinë, Petrela i ka daljet e rralla në publik por dhëndri i tij, Redi Jupi ka postuar një foto nga festa bashkë me nipër e mbesa të doktorit të famshëm, i cili është veshur në një smoking dhe pozon me vajzën, dy nipërit dhe mbesën e tij.