Hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër 2 ditë më parë pranë banesës së tij kanë pasur një kthesë të fortë. Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka përjashtuar nga hetimet për vrasjen e Ismet Çekorjes, hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 Gushtit

Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e afro 15 personave në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve është edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus ndërsa policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i te ndjerit Ismet Çekorja që humbi jeten dy ditë më parë. Të gjithë shtetasit që u shoqëruan janë lënë të lirë nga policia e Shkodrës.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Çekores duke hetuar për konflikte të mundshme të më përparshme të familjes Çekorja pasi efektivët ashtu si vetë dy familjet e kanë të qartë tashmë se ngjarja ndaj Alban Bruçit nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Ismet Çekores. Burimet pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po punohet ne hetimet për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Bajram Çekorja është një emër i njohur për policinë, pasi është ndaluar dy herë nga blutë e Shkodrës në vitin 2016 dhe 2019.