Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-1 ndaj Tiranës kampione në fuqi, duke e mundur këtë të fundit në fushën e saj, për t’u konfirmuar mes pretendenteve për titullin në Superiore.

Vllaznia vuan në pjesën e dytë, por falë avantazhit të dyfishtë të krijuar në pjesën e parë arrin që të mposhtë Tiranën në kryeqytetet dhe të largohet me tre pikë nga “Sterman Stërmasi”

Marku dhe Kaina shënojnë për kuqeblutë, ndërsa Xhixha realizon golin e vetëm të Tiranës. Mbyllet 2-1 për shkodranët klasikja e Shqipërisë, një sfidë që thuajse i pati të gjitha brenda.

(BalkanWeb)