Gazetarja Klodiana Lala tregoi një detaj të ri lidhur me dosjen e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sipas saj, në një deklaratë të bërë në emisionin “Opinion”, Klodiana Lala tha se Prokuroria e Posaçme, posedon një dëshmi të Nuredin Dumanit ku është bazuar dhe prokuroria për zhdukjen e Martinajt.
Megjithatë, shtoi se nuk e ka në duar këtë i informacion sepse është klasifikuar si “top secret”.
“Burimi policor më mori në Signal, më kërkoi takim me urgjencë. I kërkova 2 orë kohë dhe shkova në Fushë Kuqe. Më konfirmuan se Faik Martinaj kishte denoncuar zhdukjen e nipit. Ai pretendonte se personi me origjinë nga Puka në banim në Dubai kishte ditë që nuk e informonte. Kuptova që kishte tension në Fushë Kuqe.
Burimi më solli këtë material. Mbi bazën e këtij materiali është bërë edhe lajmi i parë. Prokuroria pati debat me Policinë sepse nuk dinin si ta regjistronin. Paska një dëshmi sekrete të Nuredin Dumanit ku është bazuar prokuroria për zhdukje të personit. është material i klasifikuar. Më pas janë përgjuar 110 persona, përfshirë edhe një vajzë” tha Klodiana Lala.
Comments are closed.