Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentin kur ka tentuar që të bëjë një intervistë me biznesmenin Ervis Martinajt. Sot, në emisionin “Opinon” Klodiana Lala tha se kishte tentuar që të kontaktonte me të përmes një ish-deputeti të njohur por nuk pranoi që për asnjë moment t’i tregonte emrin.

Po ashtu, tregoi edhe çfarë i kishte dhënë Martinajn në momentin e takimit me të.

“Babai i Martinajt jep detaje shumë interesante. Ai thotë, se më 9 gusht 19.30 unë mendoj që djalit ti mund t’i ketë ndodhur diçka e rëndë. Babai tregon se kishte përplasje shumë të forta i biri.

Emra që nuk kanë dalë kurrë. Ka edhe biznesmenë shumë të fuqishëm, njëri prej tyre po ndërton një resort në Gjirin e Lalëzit. Martinaj i ka dhënë para dhe nuk ka marrë prona mbrapsht. Duke njohur kapacitetin e Martinajt.

Kur e kam kontaktuar për herë të fundit në prani në një ish-deputeti të njohur, i kërkova intervistë, nuk ka pranuar. Tha kam punët e mia dhe nuk kam interes që të ekspozohem,”-tha gazetarja.