Zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj ka ditë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Është zhdukur apo është inskinim është pyetja që dhe gazetarët nuk po i japin dot përgjigje.

Të ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Klodiana Lala u shpreh se është abuzuar shumë me këtë ngjarje. Ndërkohë Artan Hoxha bëri deklaratën e fortë teksa deklaroi se ka qenë për vizitë tek familja e Martinajt dhe ata kanë hapur dyert e mortit.

Po ashtu gazetari Elton Qyno u shpreh se ai mendon se ky është një skenar i hartuar nga vetë Martinaj.

PJESË NGA DISKUTIMI

Klodiana Lala: Jam 50/50. është abuzuar shumë me këtë ngjarje. Informacionet që hidhen në publik më shumë e dëmtojnë zbardhjen e kësaj ngjarje.

Poli Hoxha: S’ka trup, s’ka krim, s’ka autor. Unë jam me 60/40. 60 që është eliminuar, 40 që është ende gjallë. Ndonjëherë më duket si fushatë e sponsorizuar për të krijuar tym.

Artan Hoxha: Nuk kam çfarë të ndaj, e kam shumë të thjeshtë. Kam qenë në banesën e Ervis Martinajn, në shtëpi është hapur morti, presin miq për kryeshnosh. Ai ka shumë armiq. Ngaqë i njoh armiqtë e tij, them që është eliminuar. Mediat afër qeverisë e kërkojnë këtë gjë. Këtë gjë e mbyll Policia me çdo reagim. Por kësaj herë nuk e ka bërë. Ata nuk flasin me përqindje. Por meqë është ngjarje me sensibilitet, heshtja e autoriteteve ka krijuar gjithë këtë kakofoni. Pra, kur flas për ngjarjen, kam parasysh që kam qenë dhe kam folur me njerëzit e tij. Unë anoj nga faktet, e jo gjithmonë nuk i ka Policia dhe Prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjarje që shënon një vijë demarkacioni.

Elton Qyno: Ngjarja ka marrë vëmendje shumë të madhe. Unë jam 70 që është skenar, 30% jam për një ngjarje të vërtetë. Kemi të bëjmë me një biznesmen që nuk është kalibër i thjeshtë. Jemi dakord të gjithë për këtë. Ka luajtur me videot. I kanë dalë videot nga klani i tij. Ai pasuri ka pasur.

Eni Ferhati: Kemi një hetim që ka nisur nga Policia. Nëse e kanë marrë peng, nuk e kanë marrë për ta mbajtur.

Erzen Breçani: Unë do të doja të ishte inskenim se boll kanë vra. Por i besoj familjarëve të tij. Por i besoj se i ka ndodhur një e keqe e madhe.

Eugen Beci: Sot duhet të flasim për një rrëmbim. Unë kam pasur shumë dosje të ngjashme. Mendoj që është rrëmbim me pasojë.