Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Alban Bruçi që i shpëtoi një natë më parë atentatit në lagjen Rus në Shkodër.
Bruçi në Policinë e Shkodrës ka deklaruar se ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në atentat. Sipas dëshmisë së 25-vjeçarit ata kanë qenë me motor dhe i janë afruar pranë makinës, nërsa vetëm njëri prej tyre ka qëlluar më armë zjarri drejt tij.
Ai thotë se ka ecur pak metra me makinë dhe pastaj autorët janë larguar. Bruçi nuk ka marrë asnjë plumb dhe më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Sipas dëshmisë, ai pretendon se nuk ka konflikte me askënd
“Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi. Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai në polici.
Comments are closed.