Është përfshirë nga flakët një banesë në katin e 6 të një pallati në lagjen Ndoc Mazi të Shkodrës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Në momenti kur apartamenti është përfshirë nga flakët mësohet se brenda banesës nuk ka pasur asnjë person.