Nga 1 Tetori të gjitha familjet shqiptare që shpenzojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë faturën më shtrenjtë.
Vendimi i cili u bë publik fillimisht në muajin Prill dhe erdhi si masë e qeverisë ndaj rritjes në bursat ndërkombëtare të çmimit të energjisë elektrike që prej fillimit të këtij viti, do të nisë zbatimin nga muaji tetor.
Eksperti i energjisë Azmer Duleviç thotë në ABC se në këtë fazë të rritjes drastike të çmimeve ,shtrenjtimi energjisë do të jetë një barrë shtesë për qytetarët dhe nga fasha preken të gjitha ato familje të cilat paguajnë mbi 8 mijë lekë në muaj faturën e energjisë.
Rikthimi i fashave të energjisë elektrike pritet të rikthehet 7 vite pasi u hoq po nga qeveria Rama.
Më parë qeveria kishte bërë me dije se shtrenjtimi do të fillonte për familjet që konsumojnë mbi 700 kWh fashë që prekte një numër të konsiderueshëm abonentësh ndërkohë së fundmi ministrja Balluku ka deklaruar se fasha do të nisë nga 800 kWh.
Comments are closed.