Kampioni shqiptar Florian Marku edhe kësaj radhe ka mbrojtur titullin e kampionit.

Teksa ndeshja ka përfunduar boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Marku ka fituar me 96 pikë përbalë 91 pikëve të kundërshtarit.

Kjo ndeshje e zhvilluar në “Air Albania” ka konfirmuar edhe njëherë se shqiptari Marku është i pamposhtur duke përmirësuar serinë e tij pa njohur humbje.