Gazetari i RTV ORA, Elton Qyno komentoi edhe lajmet për rrëmbimin apo zhdukjen e Ervis Martinaj që qarkullojnë në vendin tonë.

Ai tha se nuk ka pasur një motiv për zhdukjen apo rrëmbimin e Martinaj, pasi një veprim i tillë kundrejt i tij është shumë i vështirë.

Ai shtoi se më shumë mundësi kishte që Martinaj të vetë dorëzohej, duke theksuar se shteti duhet të ndërhyjë që t’i shkojë deri në fund kësaj historie.

Qyno: Ka qenë xhaxhi i tij që ka bërë një denoncim për zhdukjen e Martinajt. Nuk besoj se kemi një motivim për zhdukjen e tij sepse nuk është në kalibrin që mund të rrëmbehej dhe të vritet, por përpos se mund të dorëzohej. Ka thashetheme që mund të jetë rrëmbyer ose vrarë, por personalisht nuk e mendoj kështu. Shteti duhet ta hetojë deri në fund një gjë të tillë ose të shkojë dhe ta arrestojë.

Ndërkohë mbrëmjen e 23 gushtit 2022 u arrestua Jeton Lami, agjent i Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.