Gazetari i RTV Ora Elton Qyno bën me dije se agjenti i forcave të posaçme operacionale Jeton Lami është arrestuar mbrëmjen e 23 gushtit 2022 pasi gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.
“Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se ai ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn. Nga hetim rezulton se Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim” informon gazetari.
Oficeri ka shkelur rëndë detyrën e tij dhe prandaj është prangosur pasi duhet të kishte njoftuar për vendndodhjen e Martinajt
Ndërkohë është bërë edhe transferimi i një polici të RENEA-s në një komisariat periferik të vendit pasi dyshohet ka shoqëruar një eksponentët të botës se zeze
Hetimi në ditët në vazhdim mund të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarje ndërsa pritet që të zbardhet edhe dëshmia e efektivit të akuzuar.
Comments are closed.