Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, që trondit Shkodrën mëngjesin e sotëm.

Autori Alfons Palushani ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe Agron Metushi njiheshin prej kohësh. Ata janë takuar në lokalin e natës dhe kanë pirë alkool së bashku, duke dëgjuar muzikë live.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht se kanë qenë së bashku, ata kanë nisur të debatojnë e deri në përplasje. Me pas, Alfons Palushani është larguar për në banesën e tij, ka marrë kalllashnikovin dhe është rikthyer tek lokali

Aty ai ka vënë re mikun e tij, Agron Metushi Hasani, i cili po largohej me makine dhe ka q.,ëlluar menjëherë ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Me pas, ai është larguar me shpejtësi.