Surprizë në ndeshjen e dytë të Kategorisë Superiore në futboll. Debutuesit e Erzenit fituan 1-0 ndaj Vllaznisë, sfidë e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit. Një sukses me shumë vlerë për ekipin nga Shijaku.
Vllaznia e nisi me vrull ndeshjen për të befasuar shijakasit, por në minutën e 22-të Alan Rodrigez lëshon një gjuajtje nga goditja e dënimit duke dërguar topin në rrjetë me një supergol. 1-0 për Erzenin.
Vendasit do ta mbyllnin në avantazh pjesën e parë. Shkodranët hidhen në sulm për të gjetur golin. Por edhe pse patën në dispozicion plot 70 minuta lojë, kuqeblutë e Mirel Josës nuk arritën të shënonin.
Comments are closed.