Shkodra prej 48 oresh po perballw me nje situate kaotike per pastrimin e qytetit. Ne te gjitha rruget e Shkodres, mbetjet e bera pirg jane imazhi i ketyre diteve ne kryeqendren e veriut.
Ne lidhje me kete situate, ka reaguar Prefektja e Shkodres Majlinda Angoni e cila ne nje interviste per mediat ka folur ne lidhje me kete situate dhe masat qe ka ndermarre institucioni i prefektit
Sipas prefektes Angoni perballe kesaj situate te paprecedente, i eshte lene afat 24 ore per zgjidhjen e kesaj situate e cila vjen ne kulmin e sezonit turistik.
Nga ajo cfare mesohet nga Bashkia Shkoder, shkak per kete situate eshte bere perfundimi i kontrates me firmen e pastrimit dhe pritet zgjidhja deri ne lidhjen e nje kontrate te re per menaxhimin e mbetjeve urbane ne Shkoder
Comments are closed.