Një arrest kardiak ndau nga jeta në moshë të re, 42 vjeç gazetarin Nimet Isufi.
Lajmin për humbjen e tij u bë e ditur dje nga miqtë dhe kolegët.
“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që shoku dhe ish-kolegu ynë gazetar Nimet Isufi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur sot pasdite për shkak të një arresti kardiak. Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të xhenetit” shkruante Almer Toska.
Nimet Isufi lindi në Shkodër, dhe ishte diplomuar në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Pasi punoi me vite si gazetar në disa gazeta në Tiranë, si “Republika”, “Metropol” “Epoka” kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në Universitetin Epoka, Kastrati Group.
Përcjellja e Xhenazes bëhet sot, 11.08.2022, ora 16:00 në fshatin Kuç, Shkodër, ndërsa varrimi behet ne fshatin Alimetaj ne Oblikë, Shkoder.
Comments are closed.