Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi i ka deleguar kompetencat e tij të postit që mban, drejtorit të Agjencisë së Hartimit të Programeve të veçanta Bledar Skënderi deri në datën 22 gusht të këtij viti.

Kjo lëvizje e Çuçit, vjen pak ditë pasi shumë qytetarë kanë organizuar protesta para ministrisë së Brendshme duke i kërkuar dorëheqjen pas tragjedisë së ndodhur në Himarë ku një 7 vjeçare humbi jetën si shkak i goditjes nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.